Fjalë Kyçe

Të hënën del para Gjykatës i akuzuari për vrasjen e gruas së tij

Të hënën del para Gjykatës i akuzuari për vrasjen e gruas së tij

Të hënën në ora 13:00, pritet të shpallet aktgjykimi në rastin e Nuhi Mavrovqanit, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij, më 25 korrik të vitit të kaluar në Berivojcë të Kamenicës.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjali.com edhe nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Mavrovqani ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Gjilan. Por në prill të këtij viti, Gjykata e Apelit e anuloi dënimin me burgim të përjetshëm dhe e ktheu rastin në rigjykim.

Në procesin e parë gjyqësor, gjykata kishte vlerësuar se i njëjti e kishte goditur disa herë gruan me shufër metalike në pjesë të ndryshme të trupit, derisa 34-vjeçarja kishte mbetur pa ndjenja dhe kishte ndërruar jetë.