Fjalë Kyçe

Të hënën do të mbyllen për qarkullim dy rrugë në Prishtinë, kjo është arsyeja

Të hënën do të mbyllen për qarkullim dy rrugë në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rrugët ‘George Bush’ dhe ‘Garibaldi’ në Prishtinë me datë 9 maj ditë e hënë do të jenë mbyllura prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 17:00, njofton komuna e Prishtinës.

Kjo për shkak të aktiviteteve që do të zhvillohen.

Mjekët u befasuan, ky ilaç heq shpejt dhimbjen e kyçeve!

Njoftimi i plotë i Komunës:

Për shkak të aktiviteteve të cilat do të mbahen me rastin e ‘Ditës së Evropës’ të hënën me datë 9 maj, prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 17:00, këto rrugë do të jenë të mbyllura:

– Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në drejtim të👇🏻

– Rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës.

Aktiviteti “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni; merrni biçikletat 🚲, trotinetët 🛴 apo ecni në këmbë 🚶🏻♀️ dhe bashkojuni iniciativës për shënimin e kësaj dite!