Fjalë Kyçe

Të hënën mbahet protestë në Drenas kundër ndotjes nga Ferronikeli

Të hënën mbahet protestë në Drenas kundër ndotjes nga Ferronikeli

Të hënën pritet të mbahet një protestë kundër ndotjes së mjedisit në qytetin e Drenasit nga fabrika e Feronikelit.

Protesta do të mbahet nga ora 10:00 në para objektit të Ministrisë së Mjedisit (ish pallati i Rilindjes).

Protesta do të mbahet për të shprehur pakënaqësitë për gjendjen e mjedisit në komunën e Drenasit dhe fshatrat rreth fabrikës së Feronikelit.

Organizatori i kësaj proteste, Xhavit Drenori ka thënë se për shkak të pandemisë protesta do të mbahet në numër të kufizuar të pjesëmarrësve.

“Uji, ajri dhe dheu janë vetë jeta, prandaj duhet ta mbrojmë me çdo kusht nga kontaminimi”, është motoja nën të cilën mbahet protesta nesër.