Fjalë Kyçe

Të hënën nënshkruhet njohja reciproke e patentshoferëve mes Kosovës e Maqedonisë

Të hënën nënshkruhet njohja reciproke e patentshoferëve mes Kosovës e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë, të hënën do të nënshkruajnë marrëveshjen për njohjen reciproke të patentë shoferëve.

Gjithashtu mes dy vendeve do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjes për përmirësimin e kontrollit të brendshëm.

Në ceremoni do të jenë të pranishëm edhe ministrat brendshëm, Ekrem Mustafa dhe Oliver Spasovski, njofton Ministria e Punëve të Brendshme përcjellë Klan Kosova.

Ajo mbahet më 28 janar, dhe fillon nga ora 11:00 në ndërtesën e MPB-së në Prishtinë.