Fjalë Kyçe

‘Të kam jetë e frymëzim’, aktori shqiptar bën dedikimin më prekës që keni parë ndonjëherë

‘Të kam jetë e frymëzim’, aktori shqiptar bën dedikimin më prekës që keni parë ndonjëherë

 

Julian Deda është njëri nga aktorët më të pëlqyer shqiptar.

Ai është mjaft aktiv edhe në rrjete sociale e sot bëri dedikimin më prekës që keni dëgjuar ndonjëherë për djalin e tij me rastin e ditëlindjes, shkruan lajmi.net.

Deda ka postuar një foto me të birin në profilin e tij në Instagram, ku krahas saj shkruan disa fjalë.

“Sot është dita jote kampion. Ti Mateo nuk e mban mend se çfarë ndodhi 10 vjet më përpara, s’ka gjë e mbajmë mend unë dhe sidomos mami. Na u bë një dhuratë hyjnore. Erdhe ti. Jo vetëm kaq, por ne dimë çdo detaj, çdo gjë që ke bërë deri sot, jo sepse kemi memorie të mirë, por sepse ti je protagonisti që na pushtove mendjen dhe zemrat duke mos lënë kalapa na marrë nga brenda. Na mbushe familjen. Na zbukurove jetën. U rrite kampion. E kuptoj çdo ditë, nga mënyra si flet, si e percepton jetën dhe si reagon, e kuptova sidomos sot, kur të dëgjova duke bërtitur nëpër shtëpi: ‘Obaaa, ku është xheli i flokëve’. U bëfsh 100 vjeç shoku im më i mirë. Të kam jetë e frymëzim. Të dua pafund”, ka shkruar Deda.

https://www.instagram.com/p/BrFB-mEBCGl/?utm_source=ig_embed