Fjalë Kyçe

“Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd”, Behxhet Pacolli i ofron ndihmë Adriana Matoshit

“Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd”, Behxhet Pacolli i ofron ndihmë Adriana Matoshit

Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi, të hënën ka njoftuar se i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar para nëntë vitesh, raporton Express

Në njoftimin e saj në Facebook, mijëra qytetarë, figura publike e kolegë të deputetes i kanë dhënë mbështetjen për ta përballuar sëmundjen.

Mamaja 47 vjeçare shokon doktorët: harrojeni botoksin, bëni këtë
Matoshit i ka ofruar ndihmë edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli.

Pacolli i ka shkruar Matoshit se është në dispozicionin e saj nëse ajo konsideron se ndihmën mjekësore duhet ta kërkojë jashtë Kosovës.

“Adriana unë uroj nga zemra që të kurohesh nga kjo kokëdhimbje sa më shpejt. Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd nëse mendoni se jashtë vendit, në Zvicër apo gjetiu do të ishte më mirë të vazhdosh të merresh me këtë problem që po të shqëtëson tani. Më thuaj të lutem!”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, Matoshi të hënën me një shkrim prekës në Facebook ka njoftuar se të mërkurën do t’i nënshtrohet operimit për tumorin në tru i cili i është rikthyer pas nëntë vitesh.