Fjalë Kyçe

Të martën varroset kosovari që vdiq pas aksidentit në Serbi

Të martën varroset kosovari që vdiq pas aksidentit në Serbi

Kosovari i cili ndërroi jetë nga aksidenti që ndodhi në Krushevacë të Serbisë, do të varroset të martën.

Djali i xhaxhait të së ndjerit, Demokrat Krasniqi, e konfirmoi lajmin për Klan Kosovën, ku gjithashtu tregoi se nesër trupi i pajetë do të vijë në Kosovë.

“Në veturë ka qenë A.K. me gruan e tij dhe tre fëmijët, ata ishin duke shkuar për në Austri dhe u goditën nga një autobus në Krushevacë të Serbisë”.

“Personat e tjerë janë të lënduar dhe për momentin janë në spitalin e Beogradit ku janë duke marrë ndihmë mjekësore”.

“Njëra nga vajzat ka pasur lëndim në kokë por është bërë operacion”, deklaroi Krasniqi.