Fjalë Kyçe

“Te Pema”- E tharë dhe e harruar nga Komuna e Prishtinës

“Te Pema”- E tharë dhe e harruar nga Komuna e Prishtinës

U vendosën në qendër të Prishtinës për të përmirësuar cilësinë e ajrit

Por disa nga këndet e njohura si “Te pema” janë tharë dhe ka kohë që as nuk janë ujitur

“Kontrata jonë për mirëmbajtje të pemëve ka skaduar në shtator të vitit 2020”, ka thënë Dion Deva nga “Te pema”

Në Komunën e Prishtinës drejtoresha e parqeve, Fatime Hajdari, ka thënë që tashmë kanë gati kontratën e re për mirëmbajtje të tyre

Këto kënde kishin kushtuar 3 mijë e 600 euro dhe në vendosjen e tyre në vitin 2019 kryetari Shpend Ahmeti premtoi zgjerim të këtyre këndeve.