Fjalë Kyçe

Të premten seanca e radhës e Kuvendit, interpelancë me ministrin Murati

Të premten seanca e radhës e Kuvendit, interpelancë me ministrin Murati

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se të premten, më 7 tetor, do të mbahet seanca e radhës e kuvendit.

Ai tha se pikë e parë e kësaj seance do të jetë interpelanca e së enjtes e ministrit të Financave, Hekuran Murati, sipas tij, për vendimin arbitrar për ndalimin e pagave e presioneve në pushtetin lokal.

“Pika e parë në seancë do të jetë interpelanca e ministrit Murati, për vendimin e tij arbitrar për ndalimin e pagave, për presionin që e ka bërë në pushtetin lokal gjatë grevës dhe për ndërhyrjen në autonominë e komunave në atë kohë”, ka thënë Tahiri.

Ai tha se roli i qeverisë është që ta ndihmojë Kosovën në kohë të vështira e jo të ndalojnë punën buxhetore për komunat.

Si grup parlamentar, ai tha se do ta ngrenë si çështje edhe ligjin për zyrtarët publikë, pasi, sipas tij, kjo është një ndërhyrje flagrante në stafin dhe shërbimin civil.