Fjalë Kyçe

Të shtëna armësh në fshatin Hajvali të Prishtinës

Të shtëna armësh në fshatin Hajvali të Prishtinës

Policia njofton për të shtëna armësh në fshatin Hajvali të Prishtinës, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tetë gëzhoja fishekësh.

Gjithashtu në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një sprej.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & ARMËMBAJTJE PA LEJE /Fsh. Hajvali, Prishtinë, 11.05.2021-21:50. Është raportuar se njësiti policor derisa kishte qenë në pikë kontrolli kishte dëgjuar disa të shtëna nga arma e zjarrit. Lidhur me rastin në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetë dhe sekuestruar 8 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar edhe një sprej. Me urdhër të prokurorit lëna e rastit ndaj të dyshuarit procedohet në procedurë të rregullt.