Fjalë Kyçe

Të shtëna me armë në Rrëshen: Ndërrojnë jetë motër e vëlla

Të shtëna me armë në Rrëshen: Ndërrojnë jetë motër e vëlla

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kodër Rrëshen, ku motër e vëlla u vranë në afërsi të banesës së tyre.

Ende janë të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa mësohet paraprakisht se djali pak ditë më parë kishte ardhur nga Italia.

Viktimat janë dërguar në morgun e spitalit të Rrëshenit, nga ku është konfirmuar se bëhet fjalë për vëlla e motër. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar atë se çfarë ka ndodhur, që ende mbetet e paqartë.