Fjalë Kyçe

Të shtëna me armë në Vitomiricë të Pejës, dyshohet për dy të vrarë

Të shtëna me armë në Vitomiricë të Pejës, dyshohet për dy të vrarë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur afër shkollës ekonomike “Ali Hadri” në Vitomiricë të Pejës.

Nga të shtënat dyshohet se janë të vdekur dy persona.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejës, Shkodran Nikçi.

Në vendin e ngjarjes ndodhet Prokuroria e Departamentit të Krimeve të rënda dhe po merret me rastin.

Aktualisht nuk raportohet për të arrestuar lidhur me rastin.