Fjalë Kyçe

Të shtëna me armë zjarri ndërmjet një personi dhe tre vëllezërve në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri ndërmjet një personi dhe tre vëllezërve në Prishtinë

Disa të shtëna me armë zjarri paraditen e djeshme e kanë dërguar Policinë e Kosovës në lagjen “Kolovica” të Prishtinës.

Gazeta Sinjali nga burime të sigurta brenda Prokurorisë se një 38-vjeçar me inicialet B.K, dhe tre vëllezër: N.K. 38 vjeç, F.K. 34 vjeç dhe V.K. 37 vjeç, kanë shtënë me armë drejt njëri-tjetrit. Mësohet gjithashtu se nga të shtënat nuk ka pësuar asnjëri nga personat e përfshirë.

B.K dhe tre vëllezërit janë arrestuar nga Policia dhe siç mëson Gazeta Sinjali, 38-vjeçarit B.K. i është gjetur një revole e tipit TT. Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur gjithashtu edhe 5 gëzhoja.

Pas arrestimit të tyre, Policia ka kryer kontrollë në shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarve.