Fjalë Kyçe

Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Gjakovë

Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Gjakovë

Një qytetar në Gjakovë ka raportuar se derisa ishte duke drejtuar kombi-busin e tij më udhëtarë, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Dyshohet se e njëjta veturë pas disa minutave është gjetur duke u djegur në hyrje të fshatit Vraniç, ku njësiti i zjarrfikësve kanë arritur ta shuajnë zjarrin, transmeton lajmi.net.

Nuk raportohet për të lënduar, apo të arrestuar.