Fjalë Kyçe

Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik, ka të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik, ka të plagosur

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sontme në fshatin Rekë të Kaçanikut.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Agim Gashi, i cili ka bërë të ditur se personi i plagosur është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Rreth 20:15 kemi marrë informatë se në fshatin Rekë të Kaçanikut dyshohet se është një person i plagosur. Policia me automjetin e ambulancës ka dalur në vendin e ngjarjes, ku sipas mjekëve dyshohet se është plagosur me armë zjarri dhe ai është dërguar për në QKUK. Policia është në vendin e ngjarjes duke mbledhur informata lidhur me rastin dhe në identifikimin e persona të dyshuar”,