Fjalë Kyçe

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Fushë Kosovë, policia jep detajet

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Fushë Kosovë, policia jep detajet

Të shtëna me mjete zjarri në një lokal në Fushë Kosovë, policia jep detaje.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:25, teksa një person i dyshuar raportohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilat po merren me rastin. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja. Deri tani nuk ka raportime për ndonjë person të lënduar, përderisa një i dyshuar raportohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Hoxha.

Ai ka shtuar se rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.