Fjalë Kyçe

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte rreth orës 21:30 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Sinjalin se nuk ka persona të lënduar në këtë rast.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, tha Ahmeti.

Ajo tha se dëmtime nga të shtënat me armë zjarri ka pësuar vetëm një veturë që ka qenë e parkuar aty.