Fjalë Kyçe

Të shtunën mbahet MasquenLEX në Duplex

Të shtunën mbahet MasquenLEX në Duplex

Qysh nga shekulli I 15-të, një nga eventet më prestigjioze dhe më interesante në botën e civilizuar kanë qenë ballot “Masquerade” ku si pjesë të festimit njerëzit vishnin kostume të ndryshme dhe vinin maska që të mos njiheshin nga të tjerët.

Kjo traditë, që filloi në Venecia, shpejtë pushtoi gjithë botën, dhe u bë një nga eventet më të dashura për të gjithë.

Eventet e këtij karakteri janë përshtatur në anë të ndryshme të botës, dhe me modifikimet përkatëse kanë marrë forma të ndryshme.

Kësaj here, Duplex Premium, klubi më i suksesshëm i natës në vend, që njihet si lider i kreativitetit dhe risive, shumë shpejtë do të sjellë verzionin e tij të këtij eventi, i cili do të quhet “MasquenLEX”. Musafirët e përzgjedhur të kësaj nate do të marrin një ftesë shume speciale, për një natë që do të mbetet gjatë kujtim për ta.

Musafirët e eventit inkurajohen që të përgjedhin kostumin e tyre më të veçantë, dhe masken e tyre më të mirë, dhe të jeni prezent në fillet eMasquenLEX, që tashmë edhe do të bëhet event vjetor në Duplex Premium.

Shumë befasi të mëdha do i presin të pranishmit, duke përfshirë këtu çmime të ndryshme për kostumet më të mira e grim nga artist profesional.

Me një program të menduar mirë, dhe rrjedhë interesante të natës, MasquenLEX është një nga netët në tëcilën nuk guxoni të mungoni.

Ejani dhe maskohuni, dëfrehuni, dhe Duplex Premium premton që do të jetë një natë që nuk do ta harroni! E ju e dini qe Duplex Premium gjithmonë i mbanë premtimet.