Fjalë Kyçe

Daçiq: Pacolli më është ankuar se ia kam shkatërruar karrierën

Daçiq: Pacolli më është ankuar se ia kam shkatërruar karrierën

Ministri i Jashtëm i  Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se me fushatën për tërheqjen e njohjeve Serbia nuk po punon kundër Kosovës, por se dëshiron ta detyrojë Prishtinën të arrihet te një kompromis.

“Ata nuk duan kompromis, thonë: na kanë njohur 116 vende. Tani le të shohim se sa i kanë pranuar? Behgjet Pacolli më është ankuar se ia kam shkatërruar karrierën  dhe më pyeti pse po e bëja gjithë këtë lidhur me njohjet. Ne nuk po punojmë kundër Kosovës, por që t’i  detyrojmë  të arrijmë një kompromis”,  tha Daçiq.

Siç raportojnë mediat serbe, Daçiq ka thënë se së fundmi ka vizituar vende të  Paqësorit dhe se me shumica prej tyre Serbnia nuk kishte marrëdhënie diplomatike.

“Nuk mund të habitem çfarë bënë këta njerëz para nesh. Nëse nuk kemi marrëdhënie diplomatike, do të thotë që ne nuk kemi kontakte me atë shtet, pra nuk ekzistojmë për atë vend. Ata e njohin Kosovën, nuk na njohin neve. Ne e lejuam atë. Dhe nuk është vetëm në Paqësor gjendje e tillë”, tha Daçiq, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se po punon gjithashtu me anëtarët e UNESCO-s dhe INTERPOL-it, që nuk janë shtet, por që përfaqësojnë territore, e që votuan për hyrjen e Kosovës në ato organizata, që të kalojnë në “anën  serbe”.

I pyetur nëse ishujt Maldive do të tërhiqnin njohjen e Kosovës, Daçiq përkujtoi se në parlamentin e tyre është iniciuar një aferë që Kosova i kishte dhënë dy milion dollarë për njohje, ministrit të jashtëm.