Fjalë Kyçe

Ja çfarë u tha Vuçic krerëve të kishës për Kosovën

Ja çfarë u tha Vuçic krerëve të kishës për Kosovën

Peshkopi serb Grigorije nga Dyseldorfi ka thënë se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçic, kur ka ardhur në Patrikanë, ku ishte tubuar kuvendi i kishës serbe, nuk ka pasur rast të dëgjojë një plan të tij për Kosovën dhe nuk e ka dëgjuar askush nga të pranishmit

Peshkopi Grigorije në një intervistë për javoren beogradase “Vreme” ka treguar se Vucic u ka thënë se “gjatë bisedimeve shumëvjeçare, palën kundërshtare ia ka dalë ta kthejë në drejtimin kundër të cilit ajo ka qenë që nga fillimi, por se me veprime opstruktive e cila ka ardhur nga mjedisi vendës, këto bisedime janë kthyer kundër tyre”.

“Kryetari theksoi se ne mundësinë tonë historike e kemi humbur dhe se mund të entuziazmohemi edhe për një kohë me idenë se Kosova është e jona, por një mëngjes dikush do të na zgjojë e të na e kupton të vërtetën kthjelluese, siç ka qenë rast edhe me Malin e Zi”, ka thënë peshkopi Grigorije.

“Pala shqiptare, ka shtuar ai, ka ndihmën e pakontestueshme të vendeve perëndimore, ndërsa bisedimet janë shndërruar në torturë të vëretë meqë gjatë bisedimeve shpesh thuhen edhe fjalë të rënda, dhe – në fund të fundit – është vetëm çështje kohe, sipas fjalëve të tij, kur ai ithat do të shpërthejë”, ka transketouar Grigorije atë që Vucic i ka thënë kur e ka pyetur se a ka ndonjë plan se si të dilet nga situata aktuale kur është fjala për Kosovën.

Grigorie më pas ka shtuar se ka pasur grindje me peshkopin Teodosije, i cili është nga Kosova, dhe takimi ka përfunduar pa ndonjë konkluzion.

Kisha serbe para do ditësh ka shpallur qëndrimin se “Kosova është pjesë e Serbisë” dhe se nuk pranon njohjen as ndarjen e saj.