Fjalë Kyçe

Kuçi: VV për pushtet i pranon edhe votat e Serbisë që i kundërshtonte dikur

Kuçi: VV për pushtet i pranon edhe votat e Serbisë që i kundërshtonte dikur

Kandidatja për deputete nga radhët e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se nëse Nisma hyn në Kuvend, ajo s’do të jetë deputete mirëpo, nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit.

Kuçi përmes Facebook ka thënë se votat e Serbisë në Kosovë nuk duhet të pranohen dhe ky është qëndrim parimor pavarësisht çmimeve partiake.

“Kjo na dallon nga VV-ja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë – që i kundërshtonte zëshëm dikur”, ka shtuar ajo