Fjalë Kyçe

Prokuroria ngatërron personin, zhytësi Ismail Kasumi s’e ka rrahur gruan

Prokuroria ngatërron personin, zhytësi Ismail Kasumi s’e ka rrahur gruan

Rasti i dhunës në familje nuk ka ndodhur në familjen e zhytësit Ismail Kasumi. Prokuroria gabimisht ka dhënë informacionin se Ismaili kishte rrahur gruan. Bëhet fjalë për një Ismail Kasum tjetër. Ndërkohë, Zhytësi ka thënë për Express se me këtë rast do të merret gjyqi.

Ndërkohë për Express, zhytësi Ismail Kasumi është shprehur se nuk dëshiron që të diskutojë lidhur me këtë cështje dhe se me lëndën tashmë do të merret gjykata.

“Nuk kam se çka te them. Do të merret Gjykata”, ka thënë Kasumi.