Fjalë Kyçe

Rrahu gruan dhe fëmijët, arrestohet i dyshuari në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Han të Elezit, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, i dyshuari mashkull K/Shqiptar është arrestuar pasi që kishte ushtruar dhunë fizike dhe sulmuar  bashkëshorten e tij së bashku me fëmijët, transmeton Telegrafi.

Polica bën të ditur se i dyshuari në kohën kur e kishte kryer sulmin dyshohet se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje – rasti vazhdon të hetohet.