Historia e mençur për shqiponjën është përcjellë nga brezi në brez. Është pothuajse aq e vjetër sa edhe vetë ky zog. Pjekuria e njeriut mund të kuptohet lehtë dhe simbolikisht, me këtë histori të shkurtër.
Shqiponja jeton pothuajse po aq gjatë sa njeriu. Megjithatë, nëse zogu dëshiron të mbijetojë deri në 80 vjeç, duhet të marrë një vendim të vështirë – të kalojë apo jo, nëpër rrugën e vdekjes së dhimbshme dhe rilindjes?
Kur shqiponja mbush 40 vjeç, kthetrat e saj elastike nuk mund të mbërthejnë prenë, që shqiponja e përdor si ushqim.
Sqepi i saj i mprehtë dhe i fuqishëm bëhet i më i përkulur.
Krahët e saj të plakur dhe të rëndë i bashkëngjiten trupit, gjë që e pengon zogun të fluturojë.
Në këtë pikë, shqiponja ka dy opsione – të ngordhë, ose të kalojnë nëpër procesin e vështirë të ndryshimit, që zgjat 5 muaj.
Në ndërkohë, shqiponja duhet që të ngjitet fillimisht në majë të malit dhe të ulet në një fole.
Atje, shqiponja godet gurin me sqep, deri sa ai bie fare. Pas kësaj, pret t’i dalë një sqep i ri.
Pastaj, kur i del sqepi i ri, shqiponja nis të godasë me të kthetrat. Kur i rriten kthetrat e reja, shqiponja shkul me to puplat e vjetra.
Vetëm pas këtij procesi që zgjat pesë muaj, shqiponja mund të fluturojë përsëri, për 40 vite të tjerë.
Shpesh herë, nëse duam të mbijetojmë, duhet t’i hyjmë procesit të ndryshimit. Të heqim qafe kujtimet, zakonet, rrethanat e këqia…
Cfarë do të zgjidhnit ju, nëse do të ishit shqiponjë? / Bota.al