“Borëbardha është një përrallë që bënë fjalë për një vajzë që niset për ta vizituar gjyshen, por rrugës nuk i dëgjon këshillat e nënës dhe mashtrohet nga ujku.
Kjo përrallë na mëson se fëmijët duhet të kenë kujdes nga të këqijtë që u dalin në rrugë dhe nuk duhet t’u besojnë gjithmonë të panjohurve”.
Ky tekst ndodhet në librin “Gjuha shqipe 6”, të shtëpisë botuese “Dukagjini”, shkruan sot Koha Ditore.
Ndonëse bëhet fjalë për personazhin e “Kësulëkuqes”, sipër këtij tregimi është shkruar emri i “Borëbardhës”. Kjo ka shkaktuar reagime dhe kritika të shumta nga prindërit, mësimdhënësit e njohësit e çështjeve të arsimit.
“Shpresojmë që mos të kemi ‘befasi’ tjera si kjo njësi mësimore në tekstin e ri ‘Gjuha shqipe 6’! Titulli ‘Borëbardha’, ndërsa përmbledhja është bërë për përrallën ‘Kësulëkuqja’”, ka shkruar mësimdhënësi Naim Sinani në faqen “Mësimdhënia në Kosovë”.
Vërejtje ka edhe për tekstet në lëndët e Historisë, Fizikës, Gjeografisë, Matematikës, Kimisë etj.