Fjalë Kyçe

Telekom Sllovenia nis shitjen e Ipko-së në Kosovë

Telekom Sllovenia nis shitjen e Ipko-së në Kosovë

Telekom Sllovenia ka njoftuar të premten se ka nisur aktivitetet për të shitur 100 përqind aksionet e saj të IPKO Telecommunications në Kosovë.

Ky vendim është në përputhje me strategjinë e grupit Telekom Slovenije për periudhën 2019-2023, e cila gjithashtu përfshin mundësinë e konsolidimit të mëtejshëm nëpërmjet zgjerimit ose disinvestimit në tregjet ku operon grupi, thuhet në njoftimin e Telekomit.

Derisa nuk është dhënë ndonjë informacion shtesë, shkruan Gazeta Insajderi.

Në mars të vitit 2018, Telekom Slovenije u bë pronar i vetëm i IPKO Telekomunikacionit, pasi u pajtua të blejë pjesën e mbetur prej 6.89% të kompanisë.

IPKO Telecommunications LLC është ofruesi kryesor i lidhjeve dhe ofrues i dytë më i madh i shërbimeve telefonike dhe kabllore në Kosovë.