Telekomi i Kosovës ka mbledhur bordin në një mbledhje urgjente për të diskutuar për padinë e Z-mobile-it në Arbitrash me të cilën kërkoi 15 milionë dollarë dëmshpërblim për shkëputje të kontratës.
Burime brenda Telekomit kanë konfirmuar për KTV-në se të shtunën është thirrur mbledhja e bordit.
Po të njëjtat burime ka thënë se pas përfundimit të mbledhjes do të dalin me një qëndrim.