Fjalë Kyçe

Temperatura deri në 35 gradë Celsius gjatë javës së ardhshme në Kosovë, nga e mërkura ndryshon moti

Temperatura deri në 35 gradë Celsius gjatë javës së ardhshme në Kosovë, nga e mërkura ndryshon moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se masat e ngrohta të ajrit të cilat ishin prezent ditëve të fundit, do të vazhdojnë pothuaj me të njëjta vlera termike edhe për dy ditët e ardhshme të javës vijuese.

Sipas njoftimit, nga dita e martë pos vlerave të larta termike parashikohet që vende–vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë.

IHMK-ja ka njoftuar se temperaturat nga e mërkura parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon t’i mbanë vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit nga ora 10-17, ose të përdorim masat mbrojtëse. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftim.