Fjalë Kyçe

Temperatura më të larta sot

Temperatura më të larta sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare. Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jen relativisht të mira”, thuhet në njoftim.