Fjalë Kyçe

Temperatura të larta në dy ditët në vijim, por ja çfarë moti na pret në fundjavë

Temperatura të larta në dy ditët në vijim, por ja çfarë moti na pret në fundjavë

Prishtina Weather ka dalë me parashikim të motit për dy ditët në vijim. Parashihet që të ketë temperatura të larta, ndërkohë që pasditen e së enjtes do të ketë rrebesh shiu dhe bubullima.

25.05.2021 – Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

26.05.2021 – Vranësira dhe intervale me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 26C, e në vise malore 8C deri 18C. Do të fryjë mesatare nga verilindja 3-10m/s. Indeksi UV shumë i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet ekspozim minimal ndaj rrezeve të diellit. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.

27.05.2021 – Fillimisht kryesisht me diell. Gjatë ditës do të ketë zhvillime të vranësirave, e më vonë pasdite priten mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat në vise të ulëta 11C deri 25C, e në vise malore 8C deri 19C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare fillimisht nga jugperëndimi 4-10m/s, e nga pasditja prej verilindjes. Indeksi UV në vlera të larta, ndaj edhe në këtë rast orëve të mesdites preferohet qëndrim më i reduktuar në rreze të diellit. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.