Fjalë Kyçe

Tentoi të fuste afro 220 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri, arrestohet një person

Tentoi të fuste afro 220 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri, arrestohet një person

Afro 220 mijë euro të padeklaruara si dhe disa shishe me verë, që dyshohet se ishin kontrabanduar, janë sekuestruar të dielën në Portin e Vlorës, transmeton Top Channel.

Pas kontrollit të një kamioni të tipit “DAF”, që drejtohej nga 50-vjeçari A.B., u konstatua shuma e parave të padeklaruara dhe kutitë me shishe vere, që ishin pa faturë blerjeje.

50-vjeçari nga Vlora është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rast për “mosdeklarim të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.