Fjalë Kyçe

Tenton ta shtyp me veturë nënën me foshnje, kalimtari i del përpara dhe e shpëton

Tenton ta shtyp me veturë nënën me foshnje, kalimtari i del përpara dhe e shpëton

Nja aksident ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë, tek bulevardi i ri i në Yzberishtit ku një makinë ka tentuar që të shtypë një nënë me fëmijë teksa po dilte nga kursi i kërcimit.

Informacionet bëjnë me dije për abc news se një kalimtar i rastësishëm ka mbrojtur nënën me fëmijën duke dalë vetë para makinës.

Në këtë moment bëhet me dije se i riu ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes dhe është transportuar me urgjencë në Spital. Ndërsa autori ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.