Fjalë Kyçe

Tenton të fusë ilegalisht mbi 65 mijë euro, kapet në Merdare

Tenton të fusë ilegalisht mbi 65 mijë euro, kapet në Merdare

Njësitet e Antikontrabandës kanë konfiskuar 65,450 euro në pikëkalimin kufitar në Merdare, gjatë tentimit për të hyrë ilegalisht në Kosovë.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se “në vendkalimin kufitar të Merdares është zhvilluar një operacion kontrolli ndaj një të qytetari të Kosovës, i cili ka tentuar që në mënyrë të fshehur në veturën e tij të sjellë në Kosovë nga Serbia një sasi të konsiderueshme të parave”.

Personi përgjegjës është dërguar në mbajtje ndërsa mjetet monetare janë konfiskuar, si dhe kanë filluar hetimet për këtë rast në bashkëpunim me institucionet e tjera.