Fjalë Kyçe

Tentuan ta vrasin në kafene, 7.5 vjet burgim për dy persona në Ferizaj

Tentuan ta vrasin në kafene, 7.5 vjet burgim për dy persona në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar sot me gjashtë vjet heqje lirie të pandehurin B.Z. për vrasje të rëndë në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I pandehuri i dytë G.H. është dënuar për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë në tentativë me një vit e gjashtë muaj.

Ata akuzohen se më 22 prill 2018 në Ferizaj, në kafenenë “Expres 2”, me dashje kanë tentuar ta privojnë nga jeta V.G., i mitur, ku si pasojë e të shtënave i njëjti është goditur me një predhë në fyt.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.