Fjalë Kyçe

Tërheqëse para pasqyrës, çfarë po paralajmëron Rita Ora?

Tërheqëse para pasqyrës, çfarë po paralajmëron Rita Ora?

Rita Ora njihet për paraqitjet e saja interesante, me të cilat merr vëmendjen kudo që është.

Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora, theksoi bukurinë e saj të veçantë me buzë ngjyrë të kuqe, ndërsa kishte grim minimal në pjesën tjetër të fytyrës, shkruan lajmi.net.

Bukuroshja bionde dukej tërheqëse me flokët e saj kaçurrela të lëshuara, ndërsa këto imazhe i ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

“Sapo xhirova diçka super argëtuese, mezi po pres që ta shihni të gjithë”, shkroi Rita në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Këngëtarja kohët e fundit ndezi thashethemet për një fejesë të mundshme me të dashurin Romain Gavras, pasi ajo u pa duke mbajtur një unazë diamanti në gishtin e martesës, por që doli të ishte vetëm bizhuteri.