Në lokalet e Federatës së Futbolli të Kosovës (FFK), sot është bërë tërheqja e shortit për çerekfinalet e Kupës së Kosovës në futboll, transmeton Gazeta Alo.
Fituesja aktuale e këtij trofeu, FC Prishtina do të ballafaqohet me rivalin e vjetër, Trepçën ’89, sfidë kjo që parashikohet të jetë e “nxehtë’.
Interesante parashikohet të jetë edhe në duelet Vëllaznimi-Drita dhe Ferizaj-Feronikeli, kurse, befasi e kësaj garë, Kika sprovon forcat me Ballkanin.
Edhe çerekfinalet zhvillohen me vetëm një ndeshjen.
Çiftet e çerekfinaleve:
Prishtina – Trepça ’89
Ferizaj – Feronikeli
Vëllaznimi – Drita
Kika – Ballkani