Një tërmet me magnitudë 3.8 i shkallës rihter ka rënë para pak minutash në Korçë.
Lëkundjet nuk kanë qenë shumë të forta.
Këto tërmete janë normale, pas tërmetit 6.4 që ra më 26 nëntor.
Korça është zgjuar sot nga tërmeti. Rreth orës 06:27 minuta janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 5.3 ballë dhe thellësi 4 km, ç’ka ka alarmuar qytetarët, të cilët kanë dalë jashtë banesave të tyre.
Lëkundjet janë ndjerë në Ersekë dhe Pogradec e ndërsa epiqendra ishte 12 km vijë ajrore mes Korçës dhe Ersekës, në fshatin Mollas.
Mësohet se lëkundja e parë ka zgjatur për plot 10 sekonda. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. /tch/