Fjalë Kyçe

Tërmet në Shqipëri, ja epiqendra

Tërmet në Shqipëri, ja epiqendra

Mbrëmjen e kësaj mërkure Jugu i Shqipërisë është goditur nga lëkundjet sizmike.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ka rënë në detin Jon në një thellësi 2 kilometër.

Lëkundjet janë ndjerë në Borsh dhe në Sarandë, ndërsa forca goditëse ka qenë 2.9 ballë.

Nga tërmeti nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale. Lëkundjet sizmike u ndjenë edhe në shtetin fqinj, Greqinë.