Fjalë Kyçe

Tërmeti godet sërish Durrësin

Tërmeti godet sërish Durrësin

Një tjetër tërmet ka goditur sot Shqipërinë. Sipas IGJEUM, lëkundjet e tërmetit janë regjistruar në veri të Durrësit me magnitudë 3.6 dhe me epiqendër në Detin Adriatik. Lëkundje ka pasur edhe gjatës ditës së djeshme, por fatmirësisht kanë qenë të lehta dhe pas pasoja, shkruan BW.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit, edhe ditën e djeshme lëkundjet e tërmetit kanë qenë me epiqendër po në Detin Adriatik, me thellësi 45 kilometër.

Këto lëkundje të reja vijnë pas lëkundjeve të forta të një jave më parë, kur Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme, prej të të cilëve shumë qytetarë u lënduan dhe qindra shtëpi u shkatërruan.