Fjalë Kyçe

Tërmeti në Shqipëri: Kosova i ndan edhe 200 mijë euro

Tërmeti në Shqipëri: Kosova i ndan edhe 200 mijë euro

Në Bruksel po mbahet seanca e dytë e Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë për procesin e rindërtimit.

Në këtë konferencë Kosovën po e përfaqëson ministri i Financave, Besnik Bislimi. Ai ka thënë se Kosova do të vazhdojë ndihmën në fusha të ndryshme, ndërsa u zotua se do t’i japin Shqipërisë 200 mijë euro.

Sipas ministrisë këto mjete i shtohen ndihmës financiare prej 500 mijë euro që Qeveria e Kosovës kishte ofruar menjëherë pas tërmetit.

Deri më tani për Shqipërinë janë ndarë 1.5 miliardë euro.