Fjalë Kyçe

Tërmkolli: Bravo, Kryeministër Kurti

Tërmkolli: Bravo, Kryeministër Kurti

Ish-deputetjae Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkollit e ka lavdëruar paraqitjën e sotme e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Tërmkolli i ka thënë “Bravo” Kurtit në Facebook, ndërsa ka thënë se Serbia dhe të tjerët duhet ta pranojnë dhe kuptojnë se kush është agresori dhe kush viktima.

“Bravo, Kryeministër Kurti, edhe njëherë! Serbia por edhe të tjerët duhet ta kuptojnë e ta pranojnë kush bëri gjenocid ndaj shqiptarëve (tri herë gjenocid, nga 1878 deri 1999), pra kush është agresori e kush viktima. Të mos harrojmë se ka vite që ishin ndërruar rolet, Serbia po hiqej viktima!”, ka shkruar ajo.