Fjalë Kyçe

Termkolli i ‘sulmon’ ashpër të rinjtë e LDK-së

Termkolli i ‘sulmon’ ashpër të rinjtë e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK, është një partive më të vjetra në Kosovë.

Brenda strukturave partiake të saj, ka njerëz që janë aty që nga themelimi, dhe të tjerë që i janë bashkuar më pas. Megjithatë pavarësisht kësaj, fuqia politike e anëtarëve të LDK’së sot nuk mund të llogaritet bazuar në atë se sa gjatë janë në parti.

Kjo gjë madje në opinionin publik ka nxitur debat rreth asaj se në LDK, tashmë janë krijuar dy breza.

Por një prej aktivisteve më të vjetra të kësaj partie, Melihate Termkolli, thotë se “brezi i ri” është një sajesë.

Këto deklarata ajo i ka bërë në një intervistë për Express, duke potencuar se partitë dhe shteti nuk funksionojnë duke i ndarë në breza, por në atë se sa kanë kontribuar për partinë.

Po ashtu ka ambicie dhe pritje edhe për Vjosa Osmanin edhe Abdullah Hotin si pjesë e “brezit të ri” të shumëpërfolur a mendoni që ka hapësirë për këta në këto zgjedhje?

Melihate Termkolli: Gjithsesi që ka hapësirë për Vjosën dhe për shumë të tjerë. Sa për “breza”, janë veҁ sajesa artificiale. Partitë dhe as shteti nuk funksionojnë me prerje në “breza” por me potenciale dhe kontribute të secilit.