Fjalë Kyçe

Tetë infermierë në Spitalin e Vushtrrisë janë të prekur me COVID

Tetë infermierë në Spitalin e Vushtrrisë janë të prekur me COVID

Spitali i Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, ka njoftuar se aktualisht brenda tij po trajtohen me Covid-19, 38 pacient ndërsa prej tyre në oksgjienoterapi janë 23 persona. Të intubuar janë 3 persona ndërsa në CPAP është një person, transmeton IndeksOnline.

Tutje ky spital njofton se të konfirmuar pozitiv janë 30 persona, e të pakonfirmuar 8.

Ndërsa asnjë mjekë nuk është i prekur me Covid, e në anën tjetër janë 8 infermier që kanë rezultuar pozitiv në testin për virusin korona.