Fjalë Kyçe

Tetë të vdekur dhe 588 infektime me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Tetë të vdekur dhe 588 infektime me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut krahas infektimeve të reja me COVID-19 është shtuar edhe numri i viktimave.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se tetë qytetarë kanë ndërruar jetë, ndërsa janë zbuluar 588 raste të reja në 24 orët e fundit.

Pjesa dërrmuese e infektimeve i përkasin Shkupit, ndjekur nga Tetova dhe Gostivari.

Numri i të shëruarve është thuajsei papërfillshëm në krahasim me rastet e reja dhe kjo ka bërë që autoritetet ta ndjekin me shqetësim situatën epidemike.

Konkretisht 26 qytetarë janë shëruar duke e çuar totalin e tyre mbi 150 mijë. Gjithsej në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 5.521 persona nga coronavirus, kurse numri i rasteve aktive është 3135.