Fjalë Kyçe

Teuta Krasniqi ndërtoi 22 shtëpi për të varfëritë

Teuta Krasniqi ndërtoi 22 shtëpi për të varfëritë

Aktorja jonë e madhe, Teuta Krasniqi, gjithmonë e ka shprehur se i pëlqejnë sfidat.

Ajo gjatë realizimit të emisionit të mëhershëm e shumë të shikuar “Lidhja mes nesh”, e pati thënë se, emisionin e përmendur e konsideron njëherit edhe si sfidën më të madhe në jetën e saj.

Ata , të cilët e kanë përcjellë këtë emision, sigurisht u kujtohet dhembja e gëzimi i familjeve të shumta me rastin kur Teuta ua dorëzonte çelësin e shtëpive, me ç’rast ata s’dinin të përmbaheshin nga emocionet.

Përjetime dhe emocione deri edhe me lot kishte edhe Teuta, e cila deri te realizimi i bërjes me shtëpi familjeve skamnore, natyrisht me ndihmën e donatorëve, ishte një punë që mund ta bëjë vetëm një Teutë me vullnetin , dhe energjinë që e kishte dhe të cilën ende e posedon.

Një nga sfidat më të mëdha është realizimi i emisionit tim humanitar “Lidhja mes nesh” ku kam arritur të ndërtoj 22 shtëpi për familjet e varfra në Kosovë, thotë Teuta. Gjetja e donacioneve ka qenë sfidë e madhe, por jam shumë mirënjohëse që këta njerëz kanë besuar tek unë dhe projekti im u realizua me sukses, shkruan Kosovarja.

E çuditshme paksa, se si Teuta asnjëherë nuk e përmend këtë punë të madhe humanitare , të cilën e ka bërë.

Siç do thoshte ajo : Le të ma di Zoti !

Një pyetje: athua, sot , dikush nga ato 22 familje që u bënë me shtëpi a komunikojnë me Teutën?