Fjalë Kyçe

Teuta Sahatqija në Hardvard flet për dhunën gjatë luftës së Kosovës

Teuta Sahatqija në Hardvard flet për dhunën gjatë luftës së Kosovës

Konsullja e Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, ka mbajtur një ligjëratë për dhunën seksuale gjatë viteve të luftës në Kosovë para studentëve të Universitetit të Hardavartit.

Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Harvard dhe Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare e organizuan këtë ligjëratë dhe diskutim.

Para ligjëratës, Sahatqija bashkëbisedoi me studentë amerikanë dhe ndërkombëtarë lidhur me zhvillimet në Kosovë, marrëdhëniet me SHBA-në, perspektiven europiane të Kosovës dhe dialogun me Serbinë.

Gjatë ligjëratës, ajo foli për nismat dhe zhvillimet e reja për të mbijetuarit e dhunës seksuale. Të pranishëm ishin studentë dhe profesorë shqiptarë dhe amerikanë.

Konsullata i dhuroi Universitetit Harvard një hartë të Kosovës me kristale dhe kopje të librit mbi vendimin e ICJ për Pavarësinë e Kosovës dhe një kopje te librit “E Përdhunuara” të autores Remzije Shala u dorëzua në librarinë Widener në Harvard.

Sahatqija falënderoi studentin Deni Hoxha, Themelues dhe President i Shoqatës së Studentëve Shqiptarë dhe Drejtor i Komunikimit në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Harvard që bëri të mundur këtë vizitë në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork.

Shoqata Shqiptare e Studentëve në Harvard është një organizatë që bashkon studentët me origjinë shqiptare dhe studentë të interesuar për kulturën, historinë dhe çështjet shqiptare.

Organizata ngre vetëdijen për kushtet shoqërore, ekonomike dhe politike që prekin shqiptarët në mbarë botën nëpërmjet diskutimeve, ngjarjeve kulturore, forumeve, ligjëratave dhe takime midis studentëve.