Fjalë Kyçe

Tha se do të mbyllte televizionin nëse humb PDK-ja, Baton Haxhiu mbrëmë u pa i përlotur në emision

Tha se do të mbyllte televizionin nëse humb PDK-ja, Baton Haxhiu mbrëmë u pa i përlotur në emision

Përpara zgjedhjeve të 6 Tetorit Baton Haxhiu vuri një bast të fortë, nëse PDK nuk do të fitonte, ai tha se do të mbyllte televizionin e tij.

“Nëse nuk fiton Kadri Veseli, mbyll televizionin”, kështu do të shprehej disa javë më parë gazetari Baton Haxhiu, që mesa duket e ka humbur bastin.

Ndërsa dje kur Kadri Veseli pranoi publikisht humbjen, Haxhiu është parë i përlotur në ekranin e Klan Kosovës.

Nga numërimi i 95% të votave në Kosovë kryeson Vetëvendosje me një diferencë prej 5 mijë votash nga LDK, ndërsa PDK renditet në vendin e tretë.