Fjalë Kyçe

Thaçi: Ata që flasin për ndarje të Kosovës janë miq të Millosheviçit

Thaçi: Ata që flasin për ndarje të Kosovës janë miq të Millosheviçit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se kurrë nuk do ketë shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë fjalës tij në Samitin e Diasporës, Hashim Thaçi tha se shkëmbimi i territoreve është pazar dhe nuk do lejohet.

Presidenti i Kosovës tha se është për korrigjim kufijsh, por pa cenuar territorin e Kosovës, raportojnë mediat nga Shqipëria.

“Shkëmbimi i territoreve. Keni dëgjuar shumë këto, por kurrë nuk do të ndodhë. Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe dhe askush nuk do të lejohet të bëjë pazar me kauzë kombëtare. Ndarja e Kosovës pa shkelur në trupin tim, nuk do mund ta cenoj askush, asnjë pjesë të territorit të Kosovës. Për ndarje të Kosovës, ata që flasin sot janë ata që e kanë ndihmuar Millosheviçit, të cilët i kam dëbuar nga Kosova. Askush nuk do mund të cenojë as Trepçën, as Kosovën dhe asnjë pjesë të territorit të Kosovës. Ata që flasin për ndarje të Kosovën janë miq të Milloshevic. Korrigjim të kufijve , po, por pa u cenuar territori  Kosovës.”- tha Thaçi.