Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar atdhetarin Haxhi Demaku.
Dekorimi i tij është bërë për kontributin në luftën çlirimtare.
Postimi i presidentit:
“E gjithë familja e Haxhi Demakut nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës, duke u vënë në mbrojtje të atdheut me tërë anëtarët e familjes dhe duke u bërë bazë e fortë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në facebook.