Fjalë Kyçe

Thaçi dekoron me medalje presidenciale gazetarin Armand Shkullaku

Thaçi dekoron me medalje presidenciale gazetarin Armand Shkullaku

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me medalje presidenciale gazetarin e njohur, Armand Shkullaku.

Këtë e ka bërë të ditur Thaçi përmes rrjetit social Facebook, me ç’rast ka thënë që Shkullaku ka lënë “gjurmë të pashlyeshme” në Kosovë.

“Me Medalje Presidenciale, sot e dekorova edhe një prej gazetarëve më të shquar në Kosovë dhe Shqipëri. Me zell dhe profesionalizëm, me kritikë dhe analizë, Armand Shkullaku që nga vitet e 90-ta ka dhënë kontribut të pareshtur në ngritjen e cilësisë dhe modernizimin e gazetarisë në vendet tona”.

“Gjurmë të pashlyeshme, ai kanë lënë edhe në Kosovë, ku me ide dhe përkushtim kontribuoi shumë në afrimin e vazhdueshëm të shqiptarëve përtej kufijve”.